Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka arrestuar një person të dyshuar për disa raste të keqpërdorimit të kartelave bankare, pas një pune të suksesshme hetimore dhe operative nga Njësiti i Hetimeve.
E dyshuara A.G., 24 vjeç, është ndaluar në koordinim me Prokurorinë, dhe ndaj saj është iniciuar procedurë penale për veprën “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar dhe njëkohësisht fton qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në mbrojtjen e të dhënave personale e bankare”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...
DnV: Procesi i votimit i qetë, pjesëmarrja 12% deri në mesdi...
Mbi 401 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, pjesëm...
KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë
Vizitori kanos oficerin korrektues në Dubravë, intervenon Po...
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...