Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur për të shqyrtuar dhe miratuar propozim-buxhetin e Komunës për vitin 2026, si dhe parashikimet për vitet 2027-2028, ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm.
Pavarësisht ftesës së bërë nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Antigona Berisha-Bytyqi, një numër i konsiderueshëm i asamblistëve nuk ishin të pranishëm në sallë, duke pamundësuar zhvillimin e punimeve të seancës.
Në rend dite ishin paraparë edhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për subvencionimin e transportit urban në qytet.
Ky është dështimi i dytë radhazi për të shqyrtuar dokumentin e buxhetit, pasi të mërkurën nuk u mbajt as mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), për shkak të mungesës së anëtarëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës./rtk
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...