Një delegacion i lartë i Policisë së Kosovës, i udhëhequr nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Hetimeve, drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Europol, morën pjesë në Konventën Vjetore të Shefave të Policive, e cila u mbajt në selinë e Europol-it në Hagë, më 23 dhe 24 shtator 2025.
Konventa e organizuar nga Europol-i dhe Presidenca Daneze e Bashkimit Evropian, ka mbledhur përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare dhe partnere për të diskutuar sfidat e reja të sigurisë dhe mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.
“Në qendër të diskutimeve ishin temat që lidhen kryesisht me krimin e organizuar ndërkombëtar,luftën kundër trafikimit të narkotikëve,pastrimin e parave,keqpërdorimin e shërbimeve financiare digjitale,si dhe format e reja të krimit financiar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Gjatë punimeve të Konventës, delegacioni i Policisë së Kosovës zhvilloi një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të lartë të policive partnere dhe institucioneve ligjzbatuese ndërkombëtare. “Në këto takime u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë rajonale dhe globale, format inovative të bashkëpunimit policor, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira që synojnë forcimin e profesionalizmit dhe kapaciteteve të organizatave policore”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në këtë konventë është një dëshmi e qartë e angazhimit të saj për të avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të përmirësuar aftësitë dhe kapacitetet për të përballuar sfidat e sigurisë që po evoluojnë në nivel global.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...