Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga partitë politike në Republikën e Kosovës që të respektojnë detyrimet ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Në njoftimin e saj, AIP thekson se çdo përpunim i të dhënave personale duhet të bazohet në një bazë të qartë ligjore, si pëlqimi i qytetarëve, interesi legjitim i subjektit politik apo ndonjë arsye tjetër e përcaktuar me ligj.
Agjencia u bën thirrje partive që:
Të mos përdorin të dhënat kontaktuese të qytetarëve të mbledhura përmes funksioneve publike apo formave të tjera për qëllime të marketingut politik;
Të mos ekspozojnë të dhënat personale përmes postës elektronike, SMS-ve apo thirrjeve telefonike pa pëlqim paraprak;
Të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave për marketing të drejtpërdrejt dhe të ndërpresin komunikimin pas kundërshtimit;
Të shmangin profilizimin dhe përpunimin masiv të të dhënave të ndjeshme pa bazë të qartë ligjore dhe masa mbrojtëse adekuate;
Të sigurojnë transparencë për mënyrën e përpunimit të të dhënave përmes politikave të qarta dhe të qasshme të privatësisë.
AIP thekson rëndësinë e respektimit të të drejtës për privatësi gjatë procesit zgjedhor dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me subjektet politike për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...