Të martën mbrëma, në ambientet e Kalasë së Beogradit u mbajt një ceremoni ku u nderuan serbët e vrarë gjatë sulmit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023 – një ngjarje e cilësuar si akt terrorist nga autoritetet e Kosovës dhe ndërkombëtarët.
Sipas raportimeve të televizionit N1, gjatë ceremonisë u ndezën flakadanë në nder të Stefan Nedeljkoviqit, Bojan Mijailoviqit dhe Igor Milenkoviqit – pjesëtarë të grupit të armatosur që udhëhiqej nga Milan Radoiçiq, i cili publikisht ka marrë përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës.
Ndryshe, sot bëhen dy vjet kur në në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup terrorist, i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës.
Mëngjesin e 24 shtatorit 2023, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti e u lëndua një tjetër, në një sulm nga një grup i organizuar në Banjskë të Zveçanit.
Sulmi u dënua nga krerët e shtetit dhe ndërkombëtarët, duke bërë thirrje që autorët të dalin para drejtësisë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...