Një ditë pas shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbledhë sot deputetët e qytetit dhe ministrat e qeverisë.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 18:00 në Kryeministri dhe në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, si dhe mbështetja për kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu.
Takimi pritet të shërbejë për koordinimin e strategjisë së PS-së dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm për sigurimin e një fushate të suksesshme në kryeqytet, pas largimit të Veliajt, raporton Tv Klan.
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...