Sot shënohen dy vjet nga rënia heroike në krye të detyrës e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës ka përkujtuar me respekt dhe krenari figurën dhe sakrificën e tij, duke e cilësuar atë si simbol të trimërisë dhe përkushtimit ndaj vendit.
“Sot, në dyvjetorin e rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Sindikata e Policisë së Kosovës nderon me respekt dhe krenari kujtimin e tij. Ai ra në krye të detyrës, duke mbrojtur ligjin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve tanë. Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë dhe përkushtimit të policëve tanë ndaj vendit dhe popullit. Ngushëllime familjes së tij, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...