Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pejë–Prishtinë, në fshatin Zajm të Klinës. Në këtë aksident humbi jetën i riu Veton Kastrati, nga fshati Lëbushë.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe bashkëvendësit e viktimës.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Veton Kastrati, nga fshati Lëbushë, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në Klinë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Kastrati, të afërmit dhe bashkëvendësit. Urojmë që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për këtë dhimbje të rëndë”, tha ai./Arbresh.info
Aksident me fatalitet në Klinë, dy të vdekur e dy të lënduar
Pamje nga aksidenti i rëndë në Klinë, ku humbën jetën dy persona
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...