Derbi i javës së pestë në elitën e futbollit kosovar mes Llapit dhe Ballkanit ka përfunduar pa fitues me rezultat 2-2.
Takimi nisi për mrekulli për mysafirët ku realizuan me Sereben më minutën e 26-të, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo tre minuta para fundit Ballkani mbeti me një futbollit më pak, ku me karton të kuq u ndëshkua Gentrit Halili.
Llapi e shfrytëzoi mungesën e një lojtari të Ballkanit dhe barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë me Arbnor Ramadanin.
Mirëpo edhe pse me të kuq, Ballkani ka arritur të rikthej epërsinë me golin e sulmuesit Valentin Serebe në minutën e 57-të.
Por Llapi nuk u dorëzua deri në fund dhe arriti ta barazoj edhe një herë rezultatin, kësaj radhe shënoi Hasan Hyseni pas një asistimi të Lulzim Pecit.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe dy skuadrat ndanë pikë. Pas pesë xhirosh Ballkani ka nëntë pikë, kurse Llapi është i fundit me tri sosh./Arbresh.info
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec, përpl...
Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëng...
Hoxhaj për tragjedinë në Shëngjin: Dhimbje e madhe për gjith...
Zvërneci/ Rama: Bashkëinvestitorët e projektit kanë tronditu...
Gjakova shkurton orët mësimore, shkak temperaturat e larta
Tragjedia në Shëngjin: Viktimat raportohet se janë nga Kosov...