Dogana e Kosovës ka parandaluar dy raste kontrabande në pikën kufitare Jarinjë, duke penguar futjen ilegale të mallrave në territorin e Kosovës.
Në rastin e parë, gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të udhëtarëve me drejtues një shtetas serb, zyrtarët doganorë zbuluan dhe sekuestruan rreth 300 gram argjend të padeklaruar, i cili ishte fshehur për të shmangur detyrimet doganore dhe futjen e tij në tregun kosovar në mënyrë të paligjshme.
Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një automjeti tjetër, u gjetën dhe u konfiskuan sasi të konsiderueshme produktesh qumështi, të cilat po tentonin të kontrabandoheshin pa dokumentacionin e nevojshëm dhe në shkelje të rregullave për importin e produkteve me prejardhje shtazore.
Mallrat e sekuestruara janë duke u trajtuar sipas procedurave ligjore në bashkëpunim me institucionet kompetente.
“Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe në mbrojtjen e ekonomisë dhe shëndetit të qytetarëve, duke parandaluar hyrjen e mallrave të paligjshme dhe të rrezikshme në treg”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...