Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant, Arben Kingji, ka vlerësuar nivelin e lartë të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe FSK-së gjatë një takimi me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, raporton Sinjali.
Kingji tha se është shprehur përkushtimi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, ku së shpejti pritet të finalizohet plani trevjeçar në këtë drejtim.
Ai theksoi se politika e dyerve të hapura mbetet parimi themelor i kësaj nisme dhe se anëtarësimi i Kosovës, i merituar dhe tashmë i vonuar, do të përbënte një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin rajonal.
“Kosova mbetet për Shqipërinë një çështje parësore e interesit strategjik kombëtar, dhe si e tillë është gjithmonë temë diskutimi në çdo takim, forum apo nismë rajonale ku përfaqësohet vendi ynë”, shkroi ai mes të tjerash.
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker