Rama njofton qeverinë e re, Balluku mban të njëjtat pozicione, Albana Koçiu merr Ministrinë e Brendshme

13:19 | 11 Shtator 2025
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar përbërjen e qeverisë së re, duke rikonfrimuar Belinda Ballukun si zëvendëskryeministre dhe Ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Zv.kryeminstre konfirmohet Belinda Balluku, kontributi i së cilës ka folur më mirë se çdo fjalë. Do drejtojë të njëjtën ministri, dhe nuk do ndryshojë si ministri sepse ka fituar qëndrueshmëri që vetëm mund të forcohet. Tipari i pakënaqësisë kronike të ministres ndaj punëve që drejton vetë, e dhënë premtuese se do ecim shpejt në drejtime ku jemi shumë përpara dhe mbrapa me standardet e ambiciet për një Shqipëri anëtare të BE”, tha Rama.

Për herë të parë, Ministrinë e Brendshme Rama ia ka besuar një gruaje, duke emëruar në këtë detyrë Albana Koçiun.

“Ka një arsye të fortë, punët e brendshme janë njësuar me punët policore, por s’janë kurrsesi vetëm punët e policisë së shtetit pavarësisht se në sferën e veprimtarive policia e shtetit zë peshën me të madhe. Ministria e Brendshme nuk bën punë policore dhe ministri i brendshëm s’është kryepolici i Shqipërisë e asnjë vendin demokratik, por për një sërë nevojash të mëdha, në punë tona të brendshme. Ministria e Brendshme duhet të bëhet Ministri e Punëve të Brendshme, duhet ngritur në një nivel të ri. Politikat e strategjitë e Punëve të Brendshme, s’mund të jenë më vetëm dosje që flenë nëpër sirtarë. Është shkruar, kyçur dhe vazhdojmë ‘policia është me ne‘”, deklaroi kryeministri.

Drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme e merr Elisa Spiropali, ndërsa Petrit Malaj do të vijojë të mbajë detyrën e Ministrit të Financave.

Mjedisi do të ndahet nga Ministria e Turizmit, duke kaluar si ministri më vete që do të drejtohet nga Sofjan Jaupaj.

Turizmi dhe Sporti do të bashkohen në një ministri me Kulturën, që do të jenë nën drejtimin e Blendi Gonxhes, ndërsa Mirela Kumbaros i është besuar Ministria e Arsimit. Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Rama vendosi Evis Salën. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit i është besuar Delina Ibrahimajt. Besfor lamallari do të jetë Ministri i ri i Drejtësisë.

Besfor Lamallari do të jetë Ministri i ri i Drejtësisë, duke pasuar në këtë detyrë Ulsi Manjën i cili u emërua në krye të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

Prokurimet publiket do të bëhet përmes inteligjencës artificiale, detyrë që do të kryhet nga asistentja virtuale e e-Albanias, “Diellës”.

Pirro Vengu do të vijojë të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes edhe në qeverinë e re Rama 4. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të ketë në krye Andis Salla. Ervin Demo merr stafetën e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, në vend të Arbjan Mazniku, të cilit iu besua drejtimi i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

Shpërndaje në rrjete sociale