Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Lista Serbe tentoi të bëjë mashtrime me prona në komunat me shumicë serbe, përmes Radomir Llabanit, i cili aktualisht është anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
“Unë jam njoftuar vetëm kur ka qenë procedura e noterëve, dhe tash në letrën që më ka ardhur nga institucionet e sigurisë, kam pasur informacionet që planet kanë të bëjnë mashtrime me prona. Pra, Lista Serbe përmes këtij, në komunat me shumicë serbe, të bëjë dallavere me prona me Radomir Llabanin si noter, e plot informacione tjera.
Pse nuk është arrestuar, pyete Prokurorinë Speciale. Thirre Blerim Isufajn në studio pse nuk po merret me Radomir Llabanin, ose Nexhmi Rexhepin, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, pse nuk po nisni procedurat e shkarkimit të Radomir Llabanit. Sfidoni!”, ka deklaruar Haxhiu në Debat Plus.
Ajo shtoi se për mosveprim ndaj Llabanit, përgjegjësia bie mbi Kushtetuesen.
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën