Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti Anti-Kontrabandë ka sekuestruar një sasi të produkteve të padoganuara të llojit “botox” dhe “fillerë”, pas kontrollit të një automjeti.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, gjatë kontrollit është konstatuar se brenda automjetit transportoheshin produkte për përdorim estetik, të cilat nuk kishin kaluar nëpër procedura doganore.
Vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 5,000 euro.
“Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës, më datë 09.09.2025, bazuar në informatat paraprake dhe autorizimet ligjore të parashikuara në Kodin Doganor dhe të Akcizave, kanë ndaluar një automjet në territorin e Prishtinës. Gjatë kontrollit të automjetit, është konstatuar se brenda tij transportoheshin produkte të padoganuara të llojit “botox” dhe “fillerë” (produkte për përdorim estetik). Pas veprimeve të mëtejshme operative dhe në koordinim me prokurorin kompetent, është kryer kontroll edhe në një lokacion tjetër në Prishtinë, ku është gjetur dhe ndaluar një sasi shtesë e këtyre produkteve. Vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara llogaritet të jetë rreth 5,000 €”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u trajtuar si kundërvajtje doganore, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi./Arbresh.info
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...