Haxhiu: Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë që të gërmojë në themelet e Kushtetutës

13:56 | 10 Shtator 2025
E.K

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu në emër të Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuesee Kosovës  që të shpall të papranueshëm kërkesën e Listës Serbe lidhur me nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e komunitetit jo shumicë.

Në një konferencë për media në emër të VV-së, Haxhiu beri te ditur se partia e saj ka dërguar të martën në Kushtetuese komentet lidhur me këtë çështje, shkruan Arbresh.info.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë që të gërmojë në themelet e kushtetutës që ta ndryshojë atë. Kosova është shtet sovran dhe asnjë subjekt politik nuk mund të pengoj apo bllokojnë institucionet e vendit. Është e papranishme që LS e cila as nuk e njeh Republikën e Kosovës të përdor vendet e rezervuara si mjet për bllokimin e vendit. Kjo sjellje përbën ndikim të drejtpërdrejt në demokracinë. Kërkesa e LS-ja për të penguar zgjedhjen e nënkryetarit përbejnë shkelje të rendë dhe është tentativë e papranueshme duke vënë në rrezik funksionalitetin e Kosovës. Institucionet e Kosovës kanë përgjegjësin të sigurojnë qe asnjë subjekt politik veçanërisht Lista Serbe qe nuk e njeh Kosovën nuk duhet ti jepet mundësi të pengoj demokracinë. Funksionaliteti nuk mund të varen nga vullneti i një subjekti politik qe nuk e njeh shtetin dhe ky abuzim duhet të ndalet në rrugën juridike”, tha Haxhiu në konferencën për media.

“Secili deputet dhe secili subjekt ka qenë e rëndësishme të dërgojnë komentet në Gjykatën Kushtetuese. “

Haxhiu po ashtu ka thënë se është e rëndësishme që në këtë betejë të jenë së bashku me partitë e tjera politike për të parandaluar bllokimin e kuvendit.

Ka qenë e papranueshme vendimi i Gjykatë Kushtetuese për mosveprim prej 30 ditësh”, tha Haxhiu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme