Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të hapë zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve komunale më 13 shtator nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë.
Sipas njoftimit të LDK-së, në këtë tubim do të prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave, shkruan Arbresh.info.
“Po e nisim prapë së bashku këtë rrugëtim. Më të fortë. Më të bashkuar”, thuhet tutje në njoftim.
“Më 13 shtator, ju presim të gjithëve në Prishtinë, në hapjen e fushatës së zgjedhjeve lokale, ku do të bëhet edhe prezantimi i të gjithë kandidatëve për kryetarë të komunave. Nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë”.
“Po e nisim prapë së bashku këtë rrugëtim. Më të fortë. Më të bashkuar. LDK përgjithmonë! Shihemi të shtunën”./Arbresh.info/

Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...