Një raport i ri nga autoritetet shëndetësore amerikane, i cili pritet të publikohet gjatë këtij muaji, mund të shkaktojë debat të fortë mbi sigurinë e disa medikamenteve gjatë shtatzënisë.
Sipas “Wall Street Journal”, dokumenti lidhet me përdorimin e qetësuesit të njohur Tylenol (paracetamol/acetaminofen) nga gratë shtatzëna dhe një rritje të mundshme të rrezikut për zhvillimin e autizmit tek fëmijët.
Raporti gjithashtu thekson rëndësinë e acidit folik gjatë shtatzënisë, duke paralajmëruar se mungesa e tij mund të shërbejë si faktor tjetër rreziku për çrregullimin.
Ndërkohë, forma biologjikisht aktive e tij, acidi folinik (i njohur si leukovorina), përmendet se mund të ndihmojë në uljen e simptomave të autizmit.
Çështja ka një peshë të veçantë politike, pasi Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., u përball këtë javë me kritika të ashpra në Senat për shkurtimet buxhetore që prekin projektet kërkimore mbi teknologjinë mRNA.
Tylenoli mbetet një nga medikamentet më të përdorura gjatë shtatzënisë, ndërsa Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) këshillon që përdorimi i tij të bëhet vetëm pas konsultës me mjekun.
Ekspertët paralajmërojnë se publikimi i raportit mund të ketë ndikim të gjerë në politikat e shëndetit publik dhe të ringjallë debatin mbi sigurinë e medikamenteve për gratë shtatzëna./tar
Juventusi në kërkim të portierit, tre emra në listë përfshir...
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...