Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, ka ndarë sot një mesazh personal dhe reflektues me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke rikujtuar këshillat e gjyshit të tij dhe vlerat që i kanë shërbyer si udhërrëfyes në jetë.
Pacolli thekson rëndësinë e ndërtimit të perspektivës dhe marrëdhënieve me njerëzit, duke cituar një nga këshillat më të çmuara që i kishte dhënë gjyshi:
“Biri im, nuk do t’u pëlqesh kurrë të gjitha krijesave, por rëndësi ka që Krijuesi të jetë i kënaqur me ty.”
Sipas tij, kjo urtësi ka marrë kuptim më të thellë me kalimin e viteve, sidomos në përballje me situata dhe njerëz që, siç shprehet ai, “mbeten të verbuar nga errësira e tyre” dhe nuk tregojnë as mirënjohje, as ndjeshmëri ndaj të tjerëve.
“Ka njerëz që, pavarësisht sa i hapur dhe dashamirës je, nuk të duartrokasin kur ngjitesh, as nuk ndihen kur lëndohesh,” shkruan Pacolli.
Postimi i tij përfundon me një urim për ditën e premte, duke i dëshiruar ndjekësve të tij një ditë të mbushur me bekime./Arbresh.info
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116