Newcastle United siguroi nënshkrimin e Yoane Wissa nga Brentford në një mënyrë dramatike në ditën e fundit afatit kalimtar, me marrëveshjen prej 55 milionë funtesh të finalizuar pak më pak se 30 sekonda para mbylljes, sipas Sky Sports.
Transferimi hasi një pengesë në minutën e fundit kur Wissa nuk kishte arritur të nënshkruante një nga formularët e kërkuar. Një nga përfaqësuesit e tij vrapoi nëpër qendrën stërvitore të Newcastle për të gjetur sulmuesin dhe për t’u siguruar që dokumentet ishin plotësuar, duke lejuar që marrëveshja të ratifikohej në kohë.
Wissa kishte udhëtuar gjatë natës nga Londra në Newcastle për të qenë gati për vizitat mjekësore dhe për të zyrtarizuar transferimin.
Udhëtimet e lojtarit ndërkombëtar të Kongos do të vazhdojnë menjëherë, ndërsa ai do të shkojë t’u bashkohet shokëve të ekipit kombëtar përpara ndeshjes së tyre kualifikuese për Kupën e Botës kundër Sudanit të Jugut të premten.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...