Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka vizituar Kampin Bondsteel ku u takua me personelin nga Komanda Rajonale Lindje (RC-E) e misionit të NATO-s në Kosovë.
Atje, kreu i kësaj force u prit nga komandanti i Komandës Rajonale Lindje, Jonathan Lloyd, i cili, siç thuhet në një njoftim, e informoi detajisht mbi peracionet e vazhdueshme të komandës dhe aktivitetet e përditshme si pjesë e misionit të KFOR-it.
“Pas informimit, Gjeneral Major Barduani vizitoi një ekspozitë armësh dhe pajisjesh të organizuar nga Garda Skoceze, e vendosur në Kosovë si pjesë e Forcës Rezervë të NATO-s për qëllime trajnimi. Ekspozita ofroi një pasqyrë të automjeteve, sistemeve dhe aftësive në dispozicion të njësive”.
“Në përfundim të vizitës së tij, Gjeneral Major Barduani përgëzoi të gjithë personelin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kompetencën e tyre, duke nënvizuar rëndësinë e kontributit të tyre në misionin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në një njoftim të KFOR-it.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...