Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po vazhdon monitorimet dhe kontrollet nga Komani në Ksamil, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Gjatë javës janë kontrolluar 321 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme – 11 xhet ski, pesë skafe, tri gomone dhe një varkë metalike me motor uji të instaluar.
Tetë prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë gjobitur me nga 100 mijë lekë.
Gjithashtu, janë shpëtuar në det 38 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 17 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.
Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese, ndërsa Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit, në numrin pa pagesë 112.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116