Është një nga sagat më të çmendura të afatit kalimtar të verës. Nicolas Jackson, i padëshiruar te Chelsea pas një sezoni të dobët, dukej se do të rikthehej në formë me huazim te Bayern Munich. Marrëveshja ishte arritur, dhe sulmuesi senegalez ishte nisur drejt Bavarisë për të kryer testet mjekësore.
Bayerni e kishte parë si një mundësi të mirë për të forcuar sulmin, duke i dhënë alternativë Harry Kane. Gjithçka ishte gati: kontrata, marrëveshja mes klubeve dhe udhëtimi i lojtarit me avion privat. Jackson mbërriti në Gjermani i buzëqeshur, i bindur se po hapte një kapitull të ri.
Por ndërkohë, në Londër, Chelsea zhvillonte derbin lokal kundër Fulhamit. Në minutën e 15-të, Liam Delap, përforcimi i madh i verës, u rrëzua i dëmtuar në ijë. Pas njoftimit se do të mungonte 6-8 javë, alarmet ranë menjëherë në “Stamford Bridge”.
Drejtuesit e Chelseat vendosën menjëherë të ndalin huazimin e Jacksonit. Sulmuesi senegalez, i cili kishte humbur rolin kryesor te “Blutë”, tani u konsiderua i domosdoshëm për të mbuluar boshllëkun e krijuar.

Situata mori përmasa absurde. Bayern ndihej i tradhtuar, lojtari ishte në Bavari gati për të nënshkruar, ndërsa agjenti i tij shpërtheu: “Nuk do të kthehemi në Londër. Avioni nuk kthehet më”, shkroi agjenti i lojtarit.
Jackson e kishte imagjinuar veten si partnerin e Kane, por tani përballet me një kthim të hidhur në Londër. Një transferim i dështuar, që e lë në një situatë të pasigurt dhe me humor të rënduar në dhomat e zhveshjes.
Në anën tjetër, Chelsea nuk ndalet. Raportimet flasin se klubi synon sulmuesin e Sportingut, Conrad Harder, për 24 milionë euro. Dhe për të financuar këtë lëvizje, nuk përjashtohet as shitja e Nicolas Jackson. Jo, nuk është shaka… /Telegrafi/
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...