Juventusi është rikthyer fuqishëm në garë për transferimin Edon Zhegrovën dhe ka nisur bisedimet me Lille.
Fabrizio Romano njofton se ky hap vjen menjëherë pas ofertës së bërë nga Olympique Marseille për yllin kosovar.
Bianconerët po shohin mundësinë për ta afruar 25-vjeçarin si përforcim në krahët e sulmit.
Ndërkohë, edhe Atletico Madrid është rikthyer me seriozitet në pistën Nico Gonzalez.
Skuadra spanjolle i ka dërguar një ofertë të re zyrtare Juventusit për anësorin argjentinas.
Nëse transferimi i Nico drejt Atleticos realizohet, Juventus do të ketë më shumë hapësirë financiare për Zhegrovën.
Kjo situatë mund të bëjë që bardhezinjtë të shkojnë deri në fund për transferimin e reprezentuesit të Kosovës. /Telegrafi/
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten