Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një vizitë simbolike dhe përkujtimore në Monumentin e Personave të Zhdukur në Prishtinë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Facebook, theksohet se SHBA qëndron krah familjeve që ende kërkojnë të dashurit e tyre dhe vazhdojnë betejën për drejtësi e të vërtetë.
“Ne solidarizohemi me familjet e tyre dhe riafirmojmë angazhimin tonë për të vërtetën dhe drejtësinë. Çdo familje meriton përgjigje për fatin e të dashurve të tyre”, thuhet në postim.
Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar
Sulmohet ambasada amerikane në Irak
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për shpalljen e Iranit sht...
Trump: Dua të shtyj udhëtimin në Kinë, për shkak të luftës m...
Joseph e quan situatën në Kosovë “katastrofë”, kritikon Kurt...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash të martën