Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka mbajtur një konferencë për media, ku ka paralajmëruar organizimin e një proteste në Hagë më 14 shtator, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me procese gjyqësore në Dhomat e Specializuara.
Hysni Gucati nga OVL-UÇK tha se protesta do të mbahet me kërkesë të mërgatës dhe veteranëve në diasporë. “Dëshmitari i parë, më 15 shtator, është dëshmitari ynë në mbrojtje nga Amerika. Drejtësi nuk ka në atë gjykatë. Ne e kemi bërë kërkesën me kohë dhe jemi në pritje të lokacionit ku protesta është aprovuar të mbahet”, u shpreh Gucati.
Ndërsa organizatori i protestës, Fatmir Koci, theksoi se “atje nuk po gjykohen individët, por shtetësia e Kosovës”. Ai shtoi se interesi i diasporës është i madh dhe pritet pjesëmarrje masive. “Në çdo qytet do të ketë autobusë nga shtete të ndryshme për të marrë pjesë në protestë. Besojmë se do të jetë një protestë masive dhe do t’i tregojë botës që lufta jonë ka qenë e drejtë”, tha Koci.
Edhe anëtari i OVL-UÇK-së, Ukë Lushi, u shpreh se gjykata është e njëanshme dhe nuk po merret me drejtësinë. “Kjo protestë fuqishëm do t’i tregojë Parlamentit Evropian se po ndodhin padrejtësi. Do të kërkojmë mbështetje edhe nga organizatat në Tiranë dhe në Shkup”, tha Lushi.
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...