Një person është arrestuar në Skenderaj për armëmbajtje pa leje dhe përdorimin të armës.
Sipas njoftimit, përleshja ka ndodhur në një lokal në fshatin Polac të Skenderajt, ku mbeti i lënduar një person,s hkruan
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një pistoletë dhe gjashtë fishekë.
Policia bën të ditur gjithashtu se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy (2) gëzhoja dhe një(1) predhë.
“Policia është përgjigjur në këtë rast dhe sipas informatave të para, një njësi e Trafikut Rajonal kishte ndërhyrë në rast dhe kishin ndaluar përleshjen mes palëve. Sipas njoftimeve nga vendi i ngjajres gjatë përleshjes një person ishte lënduar. Personi i lënduar është dërguar në emergjencën e QKMF në Skenderaj për tretman mjekësor e më pas edhe në Spitalin Rajonal në Mitrovicë dhe sipas mjekut lëndimet janë të natyrës së lehtë. Pas tretmanit mjkësor, personi është intervistuar pasi që kishte qenë edhe i dyshuari në këtë rast”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...