Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së ish-ambasadorit të Holandës, Robert Bosch i cili shprehur përkrahjen ndaj protestës duke thënë se Gjykata Speciale nuk duhej themeluar.
Sipas saj, ky reagim është me vonesë, shkruan Arbresh.info.
“Shumë mirë që edhe ish Ambasadori Bosch po e kundërshton Gjykatën Speciale. Më kujtohet sikur sot, kur në shenjë proteste unë kisha refuzuar të lexojë në foltoren e Kuvendit, rekomandimin e Komisionit për Legjislacion që ishte në favor të themelimit të Gjykatës Speciale (sepse isha mbivotuar nga mazhoranca e asaj kohe), ky kishte kërkuar publikisht dorëheqjen time për atë veprim politik në foltoren e Kuvendit. Madje kemi pasur edhe një ballafaqim në një nga hapësirat e Kuvendit, i cili ishte bërë publik.”, ka shkruar Haxhiu.
“Shumë mirë, por me vonesë!”, shtoi ajo./Arbresh.info/
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...
1 mijë e 300 fëmijë marrin pjesë në “Vrapimin Olimpik” në Pr...