Deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi ka akuzuar partitë opozitare se nuk po e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
Përmes një postimi në Facebook, Selimi shkroi se duke mos votuar për konstituim të Kuvendit, po bllokojnë vullnetin e qytetarëve.
“Partitë opozitare nuk po e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. E madje as atë të 14 shkurtit 2021 nuk e patën pranuar. Nuk e shprehin me fjalë, por e dëshmojnë me veprime. Duke mos votuar për konstituimin e Kuvendit, po e bllokojnë vullnetin e qytetarëve dhe po e pengojnë formimin e institucioneve. Ky është mosrespektim i demokracisë dhe sfidë e hapur ndaj rendit kushtetues”, ka shkruar Selimi./Arbresh.info
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...