Patrolla policore kufitare në Muçivërc të Kaçanikut, ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia.
Rasti ka ndodhur sot, pasi policia vërejti lëvizje të dyshimta nga një transportues.
Bëhet fjalë për një veturë të tipit “Skoda”, me targa të Serbisë, që po drejtohej nga një 62-vjeçar.
Gjatë kontrollit në bagazhin e tij është gjetur sasi e madhe e barnave të llojeve të ndryshme, në gjithsej 299 pako.
Rasti i iniciuar si “Kontrabandë me mallra” është duke u hetuar nga organet kompetente, teksa malli është sekuestruar nga njësitet relevante.
Personi i dyshuar është liruar në procedure të rregullt.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...