Dogana e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një plan operativ me qëllim të parandalimit të kontrabandës së mallrave, ku kanë mbetur të arrestuar dy persona.
Në njoftim thuhet se gjatë këtij operacioni është identifikuar dhe parandaluar një tentim kontrabande me mallra të dyshuara si të falsifikuara – konkretisht mbathje sportive me marka të mbrojtura, transmeton Arbresh.info.
“Pas zbulimit të këtij rasti, janë njoftuar Hetuesit e Doganës së Kosovës të cilët, në koordinim me Prokurorinë kompetente, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme. Nga veprimet hetimore janë siguruar prova të mjaftueshme që vërtetojnë se zyrtari doganor, gjatë ushtrimit të detyrës, ka dështuar të përmbushë obligimet ligjore, duke mundësuar hyrjen e këtyre mallrave në territorin e Kosovës pa kontroll dhe duke shmangur pagesën e detyrimeve doganore”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave hetimore dhe intervistimit të personave të dyshuar, janë ndaluar për 48 orë: Zyrtari doganor për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, Vozitësi i automjetit transportues për veprat penale “Kontrabandim i mallrave” dhe “Shmangie nga pagesa e detyrimeve doganore”.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur