Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka deklaruar se një nga premtimet kryesore të tij gjatë fushatës zgjedhore për mandatin aktual – barazia gjinore në punësim – jo vetëm që është përmbushur, por edhe është tejkaluar.
Në një prononcim publik, Ballazhi tha se kishte premtuar që kabineti komunal të përbëhej nga 50% burra dhe 50% gra, por në praktikë, numri i grave të emëruara në pozita drejtuese ka kaluar këtë përqindje.
“Në fakt, ne nuk e kemi realizuar premtimin e saktë sepse e kemi tejkaluar barazinë gjinore. Në fillim kam premtuar se kabineti do të jetë i përbërë 50% gra dhe 50% burra. Në fakt, ne e kemi tejkaluar këtë numër dhe tani janë më shumë se 50% gra dhe më pak burra,” tha Ballazhi.
Ai shtoi me humor se në këtë rast është bërë një “diskriminim pozitiv”, duke e cilësuar këtë tejkalim si rezultat i riorganizimit të strukturës komunale.
“Kjo ka ndodhur sepse ne e kemi nda drejtorinë që ka qenë e përbashkët – drejtoria e kulturës, rinisë dhe sportit – është nda secila veç e veç. Dhe kjo ka ndikuar që të prishet kjo barazia gjinore,” sqaroi ai.
Ballazhi u shpreh se ky vendim është bërë me qëllim të rritjes së efikasitetit institucional, por njëkohësisht ka krijuar më shumë hapësirë për përfshirjen aktive të grave në drejtimin komunal./Arbresh.info/
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale