Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete europiane gjatë një vale të fortë të nxehti që përfundoi më 2 korrik, sipas një analize të shpejtë shkencore.
Studiues nga Imperial College London dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine thonë se 1,500 nga këto vdekje lidhen drejtpërdrejt me ndikimin e ndryshimeve klimatike, që e bëri valën më të fortë dhe më të rrezikshme, shkruan Reuters,.
Temperaturat kapërcyen 40°C në Spanjë dhe shkaktuan zjarre në Francë. Studimi përfshiu qytete si Barcelona, Madrid, Londra dhe Milano, ku vala e të nxehtit u rrit me deri në 4°C për shkak të klimës.
Muaji i kaluar ishte qershori i tretë më i nxehtë në histori, ndërsa në Europën Perëndimore u regjistrua qershori më i nxehtë ndonjëherë, sipas shërbimit klimatik të BE-së, Copernicus.
Një mungesë e madhe për Barcelonën ndaj Atletico Madridit
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...