Chelsea ka gati “goditjen e radhës”, kësaj radhe nuk del jashtë Premier Leagues

17:36 | 29 Qershor 2025
D.H

Chelsea ka intensifikuar bisedimet me Brighton për transferimin e sulmuesit brazilian João Pedro.

Pas kompletimit të marrëveshjes me Jamie Bynoe-Gittens, i cili kaloi me sukses vizitat mjekësore, Chelsea tashmë e ka kthyer vëmendjen te João Pedro, duke përshpejtuar kontaktet me klubin e Brighton, shkruan Arbresh.info.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Newcastle United ka bërë dy oferta zyrtare për Pedron, në vlerën e rreth 50–55 milionë paund, por të dyja janë refuzuar nga Brighton.

Ata kërkojnë një shumë mbi 60 milionë paund për ta lënë sulmuesin të largohet.

João Pedro ka një preferencë për të qëndruar në Londër, gjë që mund t’i japë Chelsea-t një avantazh të madh në negociata, përkundër interesimit të fortë të Newcastle.

Pedro iu bashkua Brightonit në vitin 2023 dhe deri më tani ka luajtur 70 ndeshje me këtë klub ku ka realizuar 30 gola dhe 10 asistime.

Shpërndaje në rrjete sociale