Nj; 33 vjeçar është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng në fshatin Petrovë të Shtimes.
Sipas policisë, i dyshuari të ndalohet për 48 orë, shkruan Arbresh.info.
“Më 29.06.2025, rreth orës 11:10, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Petrovë të Shtimes. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me pronarin e ahengut, i cili ka pranuar se kishte shtënë me një armë zjarri. Personi i dyshuar, G.R., 33 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar në prani të avokatit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se rasti është duke u trajtuar nga Sektori i Hetimeve pranë stacionit policor në Shtime.
“Apel për qytetarët: Policia Rajonale e Ferizajt rikujton se përdorimi i armëve të zjarrit, në veçanti gjatë ahengjeve apo tubimeve familjare, përbën rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të shmangin veprime të tilla të kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me policinë për të parandaluar rastet që mund të rezultojnë me pasoja të rënda. Për çdo informacion apo veprim të dyshimtë, qytetarët mund të njoftojnë policinë përmes: 192, 0290/389-111”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...