Një burrë raportohet se ka shtënë me armë zjarri në Shtrubullovë të Gllogocit, pasi dyshohet se kishte vërejtur persona të panjohur duke tentuar të hyjnë në shtëpinë e tij.
Në njoftimin e policisë thuhet se ndaj të dyshuarit është konfiskuar një pushkë gjuetie, dy fishekë dhe një gëzhojë, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq rasti me vendim të prokurorit ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se i dyshuari m/k kishte shtënë me armë zjarrit në ajër pasi që, i njëjti ka deklaruar se kishte vërejt persona të panjohur duke tentuar që të hynë në shtëpinë e tij. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie, dy fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...