Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur përfaqësuesit e Institutit Demokratik të Kosovës, në krye me Ismet Kryeziun.
Haradinaj tha se KDI-ja është zë i artikuluar dhe i qëndrueshëm në të gjitha proceset politike në vend, sikurse në situatën e krijuar pas zgjedhjeve të përgjithshme, me bllokadën institucionale që sipas tij, po e mban vendin peng.
“Sot, në takim me përfaqësuesit e KDI-së, të kryesuar nga z. Ismet Kryeziu, e rikonfirmova qëndrimin e Aleancës për të ofruar zgjidhje dhe për të ndihmuar daljen nga kjo gjendje e papranueshme”.
“Kjo është arsyeja pse ne kemi dalë me propozime konkrete të emrave, që mund të jenë figura konsensuale, të cilat do të mund të merrnin besimin e shumicës së deputetëve për postin e Kryetarit të Kuvendit”, shkroi Haradinaj.
Tutje, Haradinaj e përmendi edhe faktin që AAK-ja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e nevojshëm kushtetues, si instrument që sipas tij, mundëson zhbllokimin institucional dhe kthimin e kuvendit në funksionalitet të plotë.
“Bllokada e krijuar nga Vetëvendosje është e dëmshme dhe po i kushton vendit me pasoja të mëdha, politike, institucionale dhe ekonomike. Aleanca mbetet e përkushtuar që të jetë pjesë e zgjidhjes”, tha ai.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...