Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.K. për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë”
Sipas aktakuzës, me datë 18.04.20245, rreth orës 21:00 min, në Prizren, në rrugën “Xhevat Berisha”, i pandehuri S.K., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, me dashje tenton të privoj nga jeta të dëmtuarin N.B., në atë mënyrë që pas një aksidenti që ka ndodhur me automjete dhe pas një fjalosje të shkurtër lidhur me aksidentin, i pandehuri e nxjerrë një brisk me hapje e llojit “Boker”, me gjatësi tehu 9.5 cm, dhe e godet dy herë të dëmtuarin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore, plagë prerëse dhe shpuese, të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë dhe të mprehtë. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, i pandehuri, posedon armën e ftohtë – briskun me hapje “Boker”, me gjatësi tehu 9.5 cm, pa leje valide, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi posedimin e armëve të ftohta. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Arbresh.info/
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur