Policia e Kosovës njofton se dy shtetas të huaj janë shpëtuar në Bjeshkët e Sharrit pas një operacioni të kërkim-shpëtimit.
Në njoftim thuhet se të njëjtit me datën 21.05.2025 rreth orës 08:00 të mëngjesit janë nisur për një ecje malore në bjeshkët e Sharrit dhe gjatë rrugëtimit të tyre, për shkak të kushteve të vështira dhe terrenit të panjohur, ato kanë humbur rrugën, përcjell Arbresh.info.
“Menjëherë, Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke aktivizuar njësitë relevante dhe duke kërkuar ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës. Pas disa orësh kërkimesh intensive dhe përpjekjeve të koordinuara, më 22.05.2025, rreth orës 03:00, dy shtetaset e huaj janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë”, thuhet në njoftim.
Ato janë transportuar menjëherë me autoambulancë në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë. Sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile, përveç një lëndimi të lehtë në këmbë tek njëra prej tyre.
“Policia Rajonale e Ferizajt shpreh falënderim të thellë për angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjitha strukturave të përfshira në këtë operacion, në veçanti Shërbimin e Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, njësitë policore të të gjitha niveleve, qytetarët dhe të gjithë ata që kontribuuan në gjetjen dhe shpëtimin e suksesshëm të dy alpinisteve”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116