Sulmuesi 22-vjeçar me origjinë nga Kosova, Fisnik Asllani, ka qenë një nga figurat kyçe në suksesin e jashtëzakonshëm të SV Elversberg këtë sezon në 2. Bundesliga.
I huazuar nga Hoffenheim, Asllani ka regjistruar 18 gola dhe 9 asistime, duke e renditur si lojtari i dytë me më shumti gola të shënuar në kampionat, shkruan Arbresh.info.
Forma e tij e jashtëzakonshme nuk ka kaluar pa u vënë re.
Sipas BILD, pothuajse gjysma e ekipeve të Bundesligës janë të interesuara për transferimin e tij në verë. Me një përzierje të mprehtësisë para portës dhe aftësive krijuese, Asllani shihet si një prej talenteve më premtues të futbollit gjerman.
Borussia Monchengladbach, Werder Bremen, Freiburg dhe Stuttgart kanë shprehur interes konkret për Asllanin.
Ndërkohë, Union Berlin dhe FC Koln kanë kontaktuar Hoffenheimin që në dimrin e kaluar për të pyetur mbi të ardhmen e sulmuesit.
Edhe nga jashtë Gjermanisë nuk mungon interesimi: Sporting Lisbona, Fenerbahçe, Anderlecht dhe Lille janë në mesin e klubeve që po e ndjekin me vëmendje.
Tani, Elversberg përballet me një sfidë të madhe në ndeshjet e “play-off” kundër Heidenheim, dhe Asllani është i vendosur të ndihmojë ekipin të arrijë ngjitjen historike në elitën e futbollit gjerman përpara se të vendosë për të ardhmen e tij./Arbresh.info
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...