Shkuarja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Moskë ndodhi në një kohë kur nuk duhej të kishte ndodhur.
Kështu tha raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë, Tonino Picula, duke vlerësuar se Serbia nuk është ndër vendet që po përparojnë drejt Bashkimit Evropian.
Duke komentuar vizitën e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa në Beograd, Picula tha se ishte mirë që ai e filloi turneun rajonal në Beograd sepse ka “shumë tema që duhen diskutuar”.
“Shkuarja e Vuçiqit në Moskë nuk është një ngjarje dytësore, ndodhi në një kohë kur nuk duhej të kishte ndodhur, kur politika e zgjerimit ka kuptim për disa vende dhe ato po përparojnë, por për fat të keq, Serbia nuk është midis tyre”, tha Picula.
Ai vlerësoi se parada në Moskë nuk u organizua vetëm me qëllimin për të shënuar fitoren ndaj fashizmit, “por për të shqyrtuar në të vërtetë shkallën në të cilën vetë Putini gëzon mbështetjen e disa liderëve botërorë”.
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit