Emocion, krenari dhe një shpërthim reagimesh pozitive – Shqipëria është zyrtarisht finaliste në Eurovision Song Contest 2025, që po mbahet këtë vit në Bazel të Zvicrës.
Grupi Shkodra Elektronike, përfaqësuesit e Shqipërisë, arritën të sigurojnë një vend të merituar në finalen e madhe me performancën e tyre energjike dhe të veçantë të këngës “Zjerm” gjatë gjysmëfinales së parë të mbajtur sonte.
Me një skenografi elektrizuese dhe një kombinim autentik të muzikës tradicionale shqiptare me elemente moderne elektronike, Shkodra Elektronike rrëmbyen vëmendjen e publikut evropian dhe votat e mjaftueshme për të kaluar më tej.
Kjo shënon një sukses të madh për Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të muzikës, duke konfirmuar edhe një herë se muzika shqipe ka potencial të konkurrojë denjësisht në skena të mëdha si Eurovision.
Finalja e madhe do të zhvillohet të shtunën, më 17 maj, dhe Shqipëria do të jetë mes 26 shteteve që do të garojnë për trofeun e këtij viti. /Telegrafi/
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski