Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti ka takuar ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, Hoti ndau informacione mbi situatën e sigurisë në vend, përfshirë situatën në veri, si dhe për punën e angazhimin e Policisë së Kosovës, si një polici profesionale, demokratike dhe e zhvilluar në fusha të ndryshme policore.
“Ndër të tjera nga Hoti u potencua se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me partnerët e saj strategjik, përfshirë edhe një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ambasadën Britanike në Kosovë, e cila në vazhdimësi ka përkrahur dhe mbështetur Policinë e Kosovës, si me trajnime të avancuara po ashtu edhe me pajisje logjistike e teknologjike”, thuhet në komunikatë.
Sipas njoftimit, takimi rezultoi me dakordimin e përbashkët, për rritjen e mëtejme të partneritetit, bashkëpunimit dhe përkrahjes në fusha të ndryshme policore, të cilat reflektojnë në interes të sigurisë së përgjithshme si dhe parandalimit dhe luftimit të të gjitha veprimtarive kriminale.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...