Lidhja Demokratke e Kosovës (LDK), ka dorëzuar të hënën pranë ZRrE-së kërkesën për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Anulimi ose shtyrja e vendimit për së paku një vit, për t’i dhënë kohë tregut të liberalizohet realisht dhe bizneseve të përgatiten, zbatimi i konsultimeve të hapura dhe publike, në përputhje me ligjin, për çdo vendim me ndikim të madh, përfshirë tarifat e energjisë, dorëzimi i analizës së plotë në Kuvend, menjëherë pas konstituimit të tij, së bashku me vendimin për liberalizim të tregut, anulimi i vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për ekonomitë familjare, me zotimin për të gjetur alternativa që nuk rëndojnë qytetarët”, kanë qenë kërkesat e tyre.
Në komunikatën e LDK-së thuhet se kjo kërkesë është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe të bizneseve në këtë kohë të ndjeshme.
Kjo nismë është nënshkruar nga 30 deputetë dhe është dorëzuar në ZRrE nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe anëtari i Kryesisë, Visar Azemi./Arbresh.info/
Abdixhiku pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë: Një ndeshj...
Shqipëria e pafat! Polonia i përmbys kuqezinjtë dhe i elimin...
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...