Lautaro flet për lëndimin e tij: U ula në shtëpi duke qarë, i premtova familjes sime se do të hyja në fushë

13:10 | 7 Maj 2025
D.H

Inter eliminoi Barcelonën mbrëmë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti në “Giueseppe Meazza”, me rezultat 4-3 pas vazhdimeve.

Lautaro Martinez ka qenë në dyshimë për këtë ndeshje duke marrë parasysh lëndimin që pësoi në ndeshjen e parë, shkruan Arbresh.info.

Ai ka rrëfyer se si ka qenë gjendja e tij menjëherë pas lëndimit.

Pavarësisht dhimbjeve dhe lëndimit, Lautaro ka shënuar golin e parë në sfidën e mbrëmshme.

“Ndjeva një dhimbje në këmbë dhe dy ditët e para thjesht u ula në shtëpi duke qarë, por bëmë një punë të shkëlqyer me stafin dhe arrita të rikuperohem, edhe pse nuk isha 100 për qind në formë”, ka thënë fillimisht Lautaro për Sky Sport Italia.

“Kështu e përjetoj unë futbollin, duhet të japësh gjithçka nga vetja në këto ndeshje. I premtova familjes sime se do të hyja në fushë sot”.

Interi siguroi finalen e dytë brenda tre sezoneve në Ligën e Kampionëve ku do të presin fituesin e duelit PSG – Arsenal.

Finalja do të luhet në Mynih me datë 31 maj./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale