Një vetaksident ka ndodhur të martën pasdite në Zveçan, ku një 22-vjeçar ka humbur kontrollin mbi veturën që po drejtonte dhe është rrokullisur në afërsi të urës së hekurit në rrugën “Kral Petri”.
Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:45, dhe dyshohet se shkak ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. “Nga hetimet e para, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Si pasojë, drejtuesi i automjetit, Z.V., 22 vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin me targa të huaja dhe është rrokullisur,” thuhet në komunikatën e Policisë.
“Sipas hetimeve të para, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Si pasojë, drejtuesi i automjetit, Z.V., 22 vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin me targa te huaja dhe është rrokullisur. Fatmirësisht, nga ky aksident nuk është raportuar për persona të lënduar. Lidhur me rastin, ura ka qenë e bllokuar për një periudhë kohore, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve. Pas ndërhyrjes së autoriteteve përkatëse, ura është liruar dhe qarkullimi është rikthyer në normalitet. Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit rrugor. Çdo pakujdesi në vozitje mund të rrezikojë jetën tuaj dhe të të tjerëve. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...