Edhe pas gati tre orësh, Policia e Kosovës po vazhdon me ekzaminimet dhe hetimet në veturën private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Dr. Osman Hajdari, pas një incidenti të dyshimtë të ndodhur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në kohën kur po bëheshin përgatitjet për mbledhjen e rregullt të Bordit Drejtues të SHSKUK-së.
Për shkak të natyrës së dyshimtë të incidentit, në vendngjarje ka ndërhyrë njësiti anti-bombë i Policisë së Kosovës, për të kryer hetime.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Arbresh.info se si pasojë e incidentit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Vetë ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Dr. Hajdari, në një prononcim të shkurtër për media, ka theksuar se nuk ka ndonjë obligim ndaj askujt, duke lënë të kuptohet se nuk e lidh incidentin me ndonjë konflikt të mundshëm personal apo profesional./Arbresh.info
OBSH: Probleme mendore te një në gjashtë evropianë, një në t...
Abdixhiku: Memli Krasniqi mund të flasë vetëm për 24 deputet...
Të paktën 25 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin...
Netanyahu s’e përjashton shënjestrimin e Khameneit: Askush n...
Prishje e gypit të ujit, dy fshatra të Mitrovicës pa ujë të ...
Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri tre shqiptarët e akuzuar p...