Deri në fund të vitit 2023, rreth 359 mijë qytetarë të Kosovës kanë emigruar drejt vendeve të tjera të botës, duke përfaqësuar rreth 22.6% të popullsisë së përgjithshme.
Kjo është një nga gjetjet kryesore të raportit më të ri të Institutit GAP, i titulluar “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”, publikuar të mërkurën.
Sipas raportit, një pjesë e madhe e të larguarve përbëjnë fuqinë punëtore aktive, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kërkesës për punëtorë në tregun e brendshëm, përfshirë edhe punëtorë të huaj.
‘Gjetjet e këtij raporti tregojnë se tregu i punës në Kosovë do të vazhdojë të sfidohet nga mungesa e fuqisë punëtore, kryesisht për shkak të emigrimit të qytetarëve dhe shkallës së lartë të fuqisë punëtore jo-aktive. Deri në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare, numri i personave që janë larguar nga Kosova drejt vendeve të ndryshme të botës ka arritur në 359 mijë persona, që përfaqëson rreth 22.6% të popullsisë së vendit, ndërkaq numri i shtetasve shtetasit kosovarë të kthyer si dhe të huajt që jetojnë në Kosovë është rreth 99 mijë persona. Një pjesë e personave të cilët po emigrojnë nga Kosova janë nga fuqia punëtore aktive, çka po ndikon në rritjen e kërkesës në vend për punëtorë vendas dhe të huaj. Në vitin 2024, Ministria e Punëve të Brendshme (MBP) në Kosovë lëshoi gjithsej 8,293 leje-qëndrime për shtetas të huaj, prej tyre, 3,974 për arsye të punësimit. Shumica e këtyre imigrantëve janë me origjinë nga shtetet e rajonit si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet jashtë rajonit si Turqia, Bangladeshi, Filipinet dhe shtetet tjera të Azisë. Megjithatë, mbi gjysma e këtyre lejeve të lëshuara janë vazhdimësi e viteve paraprake. Si rrjedhojë, bilanci i emigrimit mbetet shumë më i lartë se i imigrimit dhe punëtorët e huaj nuk e mbulojnë mungesën e krijuar në tregun e punës” – thuhet në raport.
Abdixhiku: Kurban Bajrami, festë e sakrificës dhe devotshmër...
Një burrë në Prishtinë e lidhin me kabllo të rrymës, ia grab...
Krasniqi: Shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për soli...
E kryer, Cristian Chivu emërohet trajner i ri i Interit
LDK shkon në BIK me rastin e festës së Kurban Bajramit
Aksident në Kukës, përplasen 3 automjete