Tri gra me origjinë nga Kosova dhe një shtetas sirian janë përpjekur ta ndalonin një grua që kishte plagosur gjashtë veta me thikë.
Verën e kaluar, katër persona në Siegen rrezikuan jetën për të ndaluar një grua të dyshuar për tentativë vrasjeje të shumëfishtë, transmeton albinfo.ch. Gjashtë persona u plagosën në sulmin me thikë në një autobus gjatë festivalit të qytetit të Siegenit.
Një grua 32-vjeçare, e cila po udhëtonte drejt vendit të festës, akuzohet se sulmoi papritur pasagjerët e tjerë me thikë. Tri gra me origjinë nga Kosova dhe një shtetas sirian u përpoqën ta ndalonin.
Ata tani janë nderuar për guximin e tyre civil. Në zyrën e distriktit të Siegenit, administratori Andreas Müller iu dorëzoi shpëtimtarëve certifikata për angazhimin e tyre, shkruan wdr.de: “Me veprimet e tyre, ata jo vetëm që janë modele të vërteta për t’u ndjekur, por në të njëjtën kohë kanë rrezikuar jetën për të parandaluar pasoja edhe më të këqija.”
Në rastin e sulmit, njëra nga gratë kosovare mbrojti fëmijën e saj, i cili ishte ulur në një karrocë foshnje. Dy gratë e tjera dhe burri e ndihmuan atë dhe mposhtën 32-vjeçaren, e cila tashmë kishte goditur pasagjerë të tjerë pa dallim. Tre nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.
Policia u njoftua dhe arriti ta arrestonte gruan në vendngjarje.
“Është e paimagjinueshme çfarë dramatikash ndodhën në autobus. Pavarësisht dinamikës, ju të gjithë morët vendimin e përbashkët për të ndihmuar qeniet njerëzore. Për këtë, dua t’ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë,” u shpreh administratori i qarkut, Andreas Müller, shkruan albinfo.
Tri gratë dhe burri që morën mirënjohje kërkuan të mbeten anonimë; prandaj as emrat e as fotot e tyre nuk janë publikuar.
Vendimi kundër sulmueses së dyshuar pritet të mërkurën. Ajo përballet me dënim me burgim të përjetshëm.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...