Sot (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja e parë e fazës gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Interit.
Barcelona është nikoqire e Interit në ndeshjen e parë gjysmëfinale, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Olimpic Lluis Companys, me fillim nga ora 21:00.
Ekipi i Hansi Flick vjen në këtë ndeshje me një formë dhe motiv të lartë pas fitores ndaj Real Madridit në finalen e Copa del Rey, kështu që synon fitore ndaj Nerazzurrëve.
Në anën tjetër, ekipi i Simone Inzaghit vjen nga një seri e tmerrshme prej tri humbjeve radhazi dhe kërkon shpëtimin vetëm nga Liga e Kampionëve.
Gjysmëfinalja e sotme pritet të jetë një ndeshje vërtet interesante, ashtu sikurse ajo e mbrëmshmja (e martë), ku PSG fitoi 0-1 ndaj Arsenalit.
Ndeshjet kthyese zhvillohet pas një jave.
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira