Real Madrid raportohet se e ka vendosur mbrojtësin e Arsenalit, William Saliba, prioritet numër një për afatin kalimtar të kësaj verë.
Sipas ‘Marca’, madrilenët po planifikojnë një rinovim të plotë në repartin e mbrojtjes dhe francezin e shohin përforcimin ideal për sezonin e ardhshëm.
Pavarësisht se Saliba vitin e kaluar, rinovoi kontratën me Arsenalin deri në verën e vitit 2027, megjithatë, ‘Los Blancos’ synojnë që gjatë kësaj verë ta blejnë Saliba-n, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Mikel Artetës.
23-vjeçar ka pasur një sezon mbresëlënës me “Topçinjtë”, duke luajtur çdo minutë gjatë kampionatit të kaluar dhe duke munguar vetëm në dy ndeshje këtë sezon të garave në Premier League.
Real Madridi siç raportohet është në kërkim të një pasuesi të David Alaba-s, i cili ka vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon të garave.
“Galaktikët” thuhet se javët që në vijim do të dërgojnë tek Arsenali ofertën për Salba-n, edhe pse klubi anglez nuk besohet se do të heq dorë lehtë nga francezi./RTK
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...